Paraqitja e jashtëzakonshme dhe golat e rëndësishëm të lojtarit amerikan kanë bindur drejtuesit e klubit kuqezi, të cilët po punojnë për një akord deri në vitin 2030. Christian Pulisic nuk preket. Jo vetëm se po bën paraqitje mbresëlënëse me fanellën e Milanit, por edhe për faktin se lojtarë si ai janë vërtet të rrallë në qarkullim. Të gjitha palët në tavolinë atëherë për të zgjatjen e kontratës së amerikanit, sigurisht me rritje page.
Sulmuesi ka kontratë me Milanin aktualisht deri më 30 qershor 2027, por klubi ka një opsion rinovimi deri në 2028-ën. Mund të mjaftonte në letër, por rasti “Maignan”, ku bisedimet u duken në rrugë të mbarë dhe më pas u venitën, ka shërbyer si një mësim dhe qasja e drejtuesve të Milanit këtë herë do të jetë ndryshe. Qëllimi është për të vepruar para kohe dhe për ta mbyllur akordin sa më parë. Igli Tare duhet ta bindë Pulisic të firmosë deri në 2030-ën, lojtari në anën tjetër kërkon që paga të kalojë nga 4 në 5 milionë euro. Një rritje e arsyeshme, mbi të cilën klubi kuqezi është i predispozuar të bisedojë. Çështja pritet mbyllet shpejt, në fillim të vitit mund të vijë firma. Pulisic nuk e ka fshehur kurrë dëshirën për të qëndruar te Milani. Ai ndihet shumë mirë në Busto Arsizio, ku jeton larg dritave të qytetit.
sfidanti.al

