Milan vijon punën për merkaton

Milan po punon intensivisht për merkaton. Pasi ka bërë disa afrime të rëndësishme, klubi kuqezi do synojë që të pasurojë edhe më tej organikën. Sipas asaj që mësojmë nga Sky Sports Deutschland, Milan dëshiron të firmosë me Bruno Ogbus, një mbrojtës i talentuar i lindur në vitin 2005, i cili është në pronësi të Freiburgut në Bundesligë. Gjithsesi, klubi gjerman vështirë se do pranojë të bëjë negociata pasi e konsideron talentin e ri si të pashitshëm. 18-vjeçari Ogbus ka luajtur në sezonin e kaluar 9 ndeshje me Freiburg 2.

sfidanti.al