Milan vendos rekordin negativ në Europë

Humbja 3-0 në shtëpinë e PSG e vendos Milanin në majën e klasifikimit të një rekordi negativ historik përsa u përket ekipeve italiane. Kuqezinjtë nuk janë vetëm rekordmenët e trofeve të fituar me 7 të tillë por edhe i ndeshjeve rresht pa shënuar, plot 5 të tilla rresht me 497 minuta në total.

Goli i fundit i Milanit në Europë është shënuar nga Giroud në transfertën e Napolit gjatë çerekfinales së sezonit të kaluar. Gjatë këtij sezoni, Giroud dhe Leao bëjnë plot 90 ditë pa shënuar gol. Bashkë me Milanin, këtë sezon në Champions League nuk e ka gjetur ende rrugën e rrjetës as Benfica që po kalon një moment negativ.

sfidanti.al