Vazhdon gjendja e emergjencës te Milani. Kuqezinjtë në prag të ndeshjes me Cagliarin që mund t’i japë atij toitullin e kampionit të dimrit, kanë fituar Zlatan Ibrahimovic që do të nisë sfidën që nga minuta e parë, por rrezikojnë që të humbasin dy elementë shumë të rëndësishëm si Hakan Calhanoglu dhe Theo Hernandez.
Futbollisti turk dhe ai francez nuk u stërvitën me pjesën tjetër të skuadrës në seancën stërvitore të së premtes dhe prania e tyre në Sardegna Arena është në dyshim të fortë. Është ky një problem i madh për trajnerin Stefano Piolo që në këtë përballje me skuadrën sarde do të duhet të bëjë edhe pa Leaon të skualifikuar, Rebic e Krunic të prekur nga Covid, Saelemaekers që nuk është ende në formën më të mirë, Bennacer e Gabbia që janë ende në infermieri
Në këtë pikë, Piolit do t’i duhet të sajojë një tjetër formacion dhe mendon t’ia bësojë rolin e trekuartistit Brahim Diazit që kundër Torinos u shfaq në një formë të mirë, ndërsa në krahun e majtë të aktivizojë Dalot. Calabria do të rimarrë vendin e tij në krahun e djathtë, ndërsa në mesfushë ku ka mundësi që të grumbullohet blerja më e re Meite, do të jenë Kessie e Tonali. Në sulm sic e thamë do të jetë Zlatan Ibrahimovis që nga minuta e parë me suedezin që kthehet si titullar pas një muaji e gjysmë.
Sfidanti.al