Milan, Alvaro Morata rikthehet në stërvitje

Lajm i mirë për Milanin dhe Paulo Fonsecan. Sipas raporteve të Sky Sport, Alvaro Morata është rikthyer në stërvitje me pjesën tjetër të grupit, duke hedhur pas krahëve dëmtimin. 31-vjeçari u transferua me bujë në merkaton e verës te kuqezinjtë, nga skuadra e Atletico Madrid. Gjithsesi, aventura e tij në Milano nuk nisi në mënyrën më të mirë të mundshme, pasi u dëmtua. Spanjolli Morata do të udhëheqë sulmin e Milanit në këtë sezon të Serie A, kampionat të cilin, lojtari e njeh mirë pasi më parë ka qenë pjesë e Juventusit.

sfidanti.al