Leo Messi i ka dhuruar fanellën me nënshkrimin e tij kreut të ushtrisë ukrainase, gjeneralit Valerii Zaluzhnyi. Një përsoni i afërt i gjeneralit, Yuri Sapronov ndihmoi që i të marrë fanellën e nënshkruar. Sapronov postoi një foto me fanellën e Messit në Facebook, duke shpjeguar mënyrën se si arriti ta marrë atë.
“Unë e ndihmova Valerii Zaluzhnyi që të marrë një fanellë të nënshkruar nga Messi. Kur jam në Miami, zakonisht i ndjek ndeshjet e Inter Miamit dhe falë bashkëkombasit tonë Serhiy Krystov, unë isha në gjendje të merrja pjesë në stërvitje. Leo e nënshkroi fanellën me shumë respekt”, ka thënë Sapronov.
sfidanti.al