Messi eviton dënimin e rëndë, vetëm 2 ndeshje pezullim, por Barcelona do të apelojë

Mund të kishte shkuar edhe më keq; Lionel Messi ndëshkohet me vetëm 2 ndeshje pezullim duke evituar në këtë mënyrë një dënim akoma më të rëndë; atë me 4 ndeshje pezullim për kartonin e kuq e marrë në finalen e Superkupës së Spanjës mes barcelonës dhe Athletic Bilbaos. Kapiteni i Barcelonës në këtë mënyrë do të mungojë në 2 ndeshje që në letër duken të lehta për klubin katalanas; ajo me Cornella të enjten në Kupën e Mbretit dhe të me Elchen të dielën në kampionat

Në sfidën e zhvilluar në stadiumin e Cartuja, messi u bë protagonist i një gjesti jo shumë të këndshëm teksa me krah goditi Villalibre duke u ndëshkuar në këtë mënyrë me karton të kuq për herë të parë në karrierën e tij.

Por Komisioni i Disiplinës nëLigën Spanjolle nuk e konsideroi shumë të rëndë gjestin e messit. Në raportin e tij, arbitri Gil Manzano nuk foli për agresion të Messit por thjesht për një ndërhyrje shumë të ashpër në lojë dhe përdorim force të tepruar për rifitimin e topit. Për këtë arsye u vendos një dënim i lehtë për Messin, E megjithatë Barcelona nuk është shumë dakord dhe vendosi të apelojë këtë dënim për ta reduktuar akoma më shumë

Sfidanti.al