Merkatoja e Interit, Conte tani kërkon mbrojtës të majtë; objektivi është Marcos Alonso

Pasi mbylli cështjen e transferimit të Hakimit, Inter ka nisur punën për të mbuluar anën e majtë të fushës ku Antonio Conte kërkon një blerje cilësore për ta bashkuar me Ashley Young i cili do të qëndrojë në Milano edhe 1 vit në formën e huazimi.

E ardhmja e Biraghit dhe Azamoah tashmë duket se është shkruar tashmë, por Conte kërkon të sjellë në skuadër një lojtar dhe më i preferuari është Marcos Alonso. Futbollisti spanjoll që ka punuar me teknikun italian te Chelsea do të festojë 30 vjetorin e tij të lindjes në dhjetor dhe do të rriste cilësinë në skuadrën e Interit edhe përsa u përket goditjeve standard. Tratativat pritet të nisin nga vlera e 20 milionë Eurove dhe bonuset.

Por të hysh në bisedime me Chelsean nuk është asnjëherë e lehtë dhe Interi e provoi këtë në janar kur tentoi të sillte në Milano një mes Alonsos dhe Emerson Palmierit e Giroud. Por tani pas blerjes së Hakimit, Conte I kërkoi klubit  të përforcojë edhe krahun e majtë dhe më i preferuari është pikërisht Alonso i cili kur punoi me Conten shënoi 14 gola duke regjistruar një rritje në karrierën e tij. Megjithatë Interi nuk dëshiron të jetë i papërgatitur dhe ka bërë gati listën me alternativat e Alonsos dhe një prej tyre është ende Emerson Palmieri që me Lampard ka gjetur shumë pak hapësira në skuadër dhe tani rrezikon të humbasë vendin në përfaqësuese për Evropianin nëse nuk do të luajë me vazhdimësi.

Por ka edhe një Emerson tjetër, braziliani I Real betis por që nuk e bind shumë Conten ashtu sikurse edhe Junior Firpo I cili mund të rihyjë sërish në bisedimet me Barcelonën për transferimin e Lautaro Martinez në Camp Nou

Sfidanti.al