Merkato e “çmendur”, milionat arabe “joshin” trajnerin gjerman

Që prej fillimit të kësaj merkatoje vere, klubet arabe kanë hyrë me “dhunë” në tregun evropian, duke arritur të sigurojnë marrëveshje me “super yje” të futbollit të “kontinetit të vjetër”, por mesa duket sauditët nuk interesohen vetëm për lojtarë, por edhe për trajnerë.

Rast i tillë është dhe ai i teknikut të Salzburg, Matias Jasle, i cili vetëm një ditë para fillimit të sezonit ka shprehur dëshirën e tij, për t’u transferuar te sauditët e Al-Ahli e për këtë aryse kampionët austriakë kanë vendosur të shkarkojnë trajnerin e tyre. Bordi i Salzburg njoftuan tifozët mbi vendimin e tyre për të shkarkuar 35-vjeçarin gjerman ditën e sotme, në prag të përballjes ndaj rivalëve të Altak, pasditen e së shtunës, përballje kjo e vlefshme për javën e parë të Bundesliga-s austriake.

 

sfidanti.al