Sulmuesi i Hoffenheim-it me origjinë shqiptare, Mërgim Berisha, ka humbur sezonin pas dëmtimit të rëndë të pësuar në fillimt të javës. Në stërvitjen e së martës, Berisha mori një goditje në gju që më pas rezultoi në një dëmtim shumë të rëndë dhe tashmë ai duhet t’i nnshtrohet operacionit duke e mbyllur përpara kohe sezonin.
“Kontrollet e imtësishme kanë vërtetuar dyshimin se Mërgim Berisha pësoi një këputje të ligamentit të kryqëzuar në gjurin e djathtë gjatë stërvitjes. Ai tani do t’i nënshtrohet një operacioni dhe do t’i duhet të marrë një pushim për muajt e ardhshëm”, thuhet në njoftimin e klubit gjerman.
sfidanti.al