Megan Rapinoe është kthyer në një pikë referimi për shumë amerikanoveriorë. Sulmuesja e përfaqësueses amerikane të futbollit të femrave që sapo u shpall kampione e botës për të katërtën herë dha një mesazh që nuk la askënd indiferent dhe mesazhi nuk ishte për një personazh të zakonshëm, por për vetë presidentin amerikan Donald Trump me të cilin duket se është përfshirë në një luftë polemikash
Rapinoe që është një mbrojtëse e flaktë e cdo kauze e kritikoi kreun Shtëpisë së Bardhë për racizëm, maskilizëm etj dhe nëpërmjet një interviste të dhënë për CNN, kapitenia e SHBA ia bëri të qartë gjërat Trump.
‘Do t’i thoja presidentit që mesazhi i tij përfshin shumë persona. Më përjashtoi mua dhe njerëzit si unë, përjashtoi njerëzit me ngjyrë, përjashtoi amerikanët që e kanë votuar-tha Rapino-duhet të analizojmë mesazhin e dhënë kur tha se dëshiron ta bëjë Amerikën përsëri të madhe. Po krijon një epokë që nuk është e mirë për të gjithë, por vetëm për disa. Mundet që Amerika sot është e madhe për shumë persona, por që nuk janë mjaftueshëm dhe ne kemi përgjegjësi për secilin prej nesh. Ju president kenki një përgjegjësi si lider i vendit për t’u kujdesur për cdo shtetas. Duhet të bëni më të mirën për të gjithë’
sfidanti.al