Matthaus: Ky Leverkusen më kujton Barcelonën e Messit

Bayer Leverkusen po zhvillon një sezon në kufijtë e perfeksionit me skuadrën e trajnerin Xabi Alonso që ende nuk ka pësuar humbje në të gjitha ndeshjet e luajtura ndërsa është shumë pranë titullit të parë në Bundesliga. Legjenda gjermane e futbollit, Lothar Matthaus lavdëroi Leverkusenin, madje duke e krahasur skuadrën e “aspirinave”, me Barcelonën e epokës së Messit, Xavit dhe Iniestës. “E shoh lojën e tyre dhe më bie në sy qetësia që kanë me topin në këmbë, më argëtojnë shumë. Mund të flas pafund për Bayer Leverkusen, më kujtojnë Barcelonën e Messit, Xavit dhe Iniestës. Për mua janë skuadra më e fortë në botë aktualisht, nuk dua t’i krahasoj me Liverpoolin dhe Manchester Citym, por po ofrojnë një futboll shumë tërheqës”, u shpreh Matthaus.

sfidanti.al