Mashtrimi i vitit: Vetëm për një gol ka fituar mëse 9,5 milionë euro!

Karlos Tevezi është lojtari i ri-i vjetër i ekipit argjentinas, Boka Juniors, pasi, deri tani, ai ka luajtur me ekipin kinez “Shanghai Shenhui”. Kështu, Karlito u kthye në qytetin e tij të lindjes dhe, për herë të tretë në karrierën e tij, nënshkruan kontratë me ekipin argjentinas.

Ky sulmues argjentinas 30-vjeçar ka qenë futbollisti më i paguar në botë. Paga e tij vjetore ka qenë 38 milionë euro dhe, duke pasur parasysh se ai me klubin kinez të lartpërmendur ka luajtur vetëm 20 ndeshje, i bie se ai ka fituar 1 900 000 euro për ndeshje. Ai ka shënuar, gjithsej, katër gola që do të thotë se Tevezi për çdo gol të shënuar ka fituar 9,5 milionë euro! Sidoqoftë, Tevezi, mbas kthimit tek ekipi i tij, shpreson se trajneri i përfaqësueses argjentinase, Horgea Sampaolia, do ta përfshijë edhe atë në përbërje të saj.

Sfidanti.al