Maradona, buletini i mjekut: Është gjithnjë e më mirë, kjo dita e tij më e mirë

Vijnë lajme të mira në lidhje me gjendjen shëndetësore të Diego Armando Maradonës, i shtruar në spital që të martën ku iu nënshtrua një operacioni në tru. ‘Diego është më mirë, shumë më mirë, cdo ditë më mirë-shpjegoi Dr.Luque-rikuperimi është e pabesueshme. Është shumë i kthjellët, është shumë më mirë me të vërtetë’.

Ditën e diel, El Pibe De Oro me anë të një tableti mundi të ndjekë ndeshjen e skuadrës së tij Gimnasia dhe festoi golin e barazimit të saj në ndeshjen me Velez. Janë këto lajme inkurajuese që vijnë nga Klinika Olivos ku ndodhet Maradona pas ndërhyrjes kirurgjikale në tru. Burime të spitalit thonë se e diela ishte dita më e mirë e 60 vjecarit i cili u shfaq shumë i kthjellet dhe në të njëjtën kohë i qetë.

Evoluimi pas operacionit po ecën shumë mirë dhe tani mjekët janë të përqendruar te lufta ndaj varësisë nga alkooli të Maradonës. Për këtë arsye ai do të vazhdojë që të qëndrojë në spital dhe nuk bëhet fjalë aspak për nxjerrjen e tij.

Sfidanti.al