Man. Sitit i ka rënë “bingoja” me mbrojtësin Ruben Dias!

Kur arrin të matesh më së miri me sulmuesit më të mëdhenj të Europës, padyshim që vlerësimi është tepër i lartë. Ruben Dias u mor shtatorin e kaluar nga Mançester Siti për mbi 68 milionë euro, por çmimi që duket i lartë për një mbrojtës, sot është i justifikuar. Ish-kapiteni i Benfikës e ka treguar veten ndaj yjeve të sulmit të Premier Ligës si Harri Kejn, Salah, Mane, Rashford si dhe në Champions ndaj Halandit, Nejmarit e Mbapesë. Me Diasin në ekip, Siti pëson më pak se një gol për ndeshje, ndërsa sezoni ka qenë një sukses i madh, pavarëissht fillimit të vështirë. Tashmë, ekipi i Guardiolës është thuajse kampion i Anglisë dhe shumë pranë finales së Championsit.

Sfidanti.al