Magurie për Rashford: Shpresojmë që të qëndrojë

Harry Maguire ka bërë thirrje që Marcus Rashford të qëndrojë te Manchester United edhe për sezonin e ri. Mbrojtësi anglez beson se sulmuesi mund të jetë një faktor i rëndësishëm për ekipin. Rashford nuk ka luajtur për United që prej dhjetorit 2024, kur humbi besimin e ish-trajnerit Ruben Amorim. Në 18 muajt e fundit, 28-vjeçari ka qenë i huazuar te Aston Villa dhe Barcelona.

E ardhmja e tij në “Old Trafford” mbetet ende e paqartë, pavarësisht deklaratave të trajnerit Michael Carrick. Ky i fundit e cilësoi javën e kaluar Rashfordin si “lojtarin tonë”. Sulmuesi u rikthye në skuadër pas një pushimi të zgjatur pas Kupës së Botës. Ai u aktivizua si zëvendësues në humbjen 4-2 ndaj Milanit në ndeshjen e fundit miqësore. Maguire vlerësoi menjëherë ndikimin e tij në fushë dhe rrezikun që krijoi për mbrojtjen kundërshtare. “Shpresojmë që të qëndrojë, sepse është një aset i madh për ne”, deklaroi Maguire.