Maguire drejt Chelseat, mbrojtësi është gati për aventurën e re

Harry Maguire mund të bëjë një lëvizje surprizë gjatë orëve të ardhshme të merkatos. Mbrojtësi i Manchester United po studion mundësinë e transferimit te Chelsea pas largimit të Thiago Silvas drejt Brazilit. Lajmin e bëjnë të ditur mediat britanike, sipas të cilave, ky operacion ështtë i mundur. United tentoi ta shiste mbrojtësin që vitin e kaluar, por “bllokada” e bërë nga Ten Haf, i detyroi drejtuesit të tërhiqeshin nga ideja. Gjithsesi, tashmë duket se trajneri holandez e ka ndezut dritën jeshile për këtë operacion.

sfidanti.al