Luka Jovic transferohet në Greqi

Luka Jovic do të vazhdojë karrierën e tij në Greqi. Ish-sulmuesi i Milanit ka nënshkruar një kontratë me AEK-un e Athinës. Klubi grek njoftoi këtë transferim në një deklaratë në faqen e tyre zyrtare të internetit: “AEK FC njofton transferimin e sulmuesit të kombëtares serbe Luka Jovic, i cili luajti për Milanin për dy vjet. Luka Jovic ka lindur më 23 dhjetor 1997. Ai e filloi karrierën e tij te Ylli i Kuq i Beogradit dhe u bashkua me Benfikën në vitin 2016”.