Njëri nga sulmuesit më të mirë të kohëve moderne mund të largohet nga futbolli aktiv së shpejti. Luis Suarez ka sugjeruar se ai është afër largimit final pasi ish-ylli i Liverpoolit dhe Barcelonës luajti ndeshjen e tij të fundit për ekipin brazilian Gremio mbrëmjen e së dielës. 36-vjeçari njoftoi largimin nga klubi javën e kaluar dhe tani është lojtar i lirë.
Suarez bëri atë që ka bërë gjithmonë, shënoi golin e vetëm në fitoren me rezultat 1-0 ndaj Vasco da Gamas. Ai është lidhur me një kalim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, më saktësisht tek Inter Miami ku do të ribashkohej me ish-bashkëlojtarët e Barcelonës dhe mikun e tij të ngushtë Leo Messin, por komentet e Suarez kanë bërë që të mendohet se ky mund të jetë fundi i rrugëtimit të tij sa i përket të luajturit futboll profesional.
sfidanti.al