Mauro Ikardi dhe Interi janë në një luftë totale. Klubi zikaltër i bëri të ditur sulmuesit ofertat e Romës dhe Napolit, por argjentinasi këmbëngul në të tijën për të qëndruar. kjo ka bërë që drejtuesit e Klubit zikaltër t’i bëjnë presion futbollistit dhe t’i thonë se ai nuk do të luajë asnjë minutë me Interin nëse do të vazhdojë të jetë pjesë e kësaj skuadre në 2 shtator pasi të jetë mbyllur merkatoja e transferimeve.
Kjo është ajo që theksohet te e përditshmja italiane ‘La Gazzetta Dello Sport sipas së cilës tre drejtuesit e Interit Marota, Auzilio dhe Oriali ia kanë komunikuar këtë vendim Ikardit pas një takimi të zhvilluar me të në Appiano Gentile.
Por jo vetëm kaq, duket se futbollistit i është bërë e ditur se nuk do të jetë në listën e Ligës së Kampioneve të skuadrës milaneze, dicka që është përgënjeshtruar me forcë nga Interi. Megjithatë kjo nuk e pengon bashkëshorten dhe agjenten e futbollistit, Vanda Nara që të shfrytëzojë këtë moment dhe të mendojë për ngritjen e një padie për mobbing ndaj Interit.
sfidanti.al