Lizarazu: Vetëm dy lojtarë janë më të mirë se Mbape, Mesi dhe Ronaldo

Një nga futbollistët që ka lënë gjurmë të thellë në futbollin francez, Biksente Lizarazu, është i bindur se altualisht bashkatdhetari i tij, Kilian Mbape, është lojtari i tretë më i mirë në botë. Futbollisti i ri i talentuar i PSZH-së tanimë ka fituar dy tituj në Ligën e 1-rë franceze, ndërsa ai luajti një rol të madh te perfaqësuesja e Francës që u shpall verën e kaluar në Rusi kampione e botës.
“Unë jam i bindur se Kiliani është ylli i vërtetë i madh i ardhshëm në futbollin botëror. Ai është futbollisti më i miri i ri në botë dhe më të mirë se ai, tani për tani, janë vetëm Kristiano Ronaldo dhe Lionel Mesi. Ai i ka të gjithë premisat që të bëhet lojtari më i mirë në botë”, vuri në dukje Lizarazu.
Sfidanti.al