Liverpool synon futbollistin nga Bundesliga

Zëvendësuesi i mbrojtësit Virgil van Dijk te skuadra e Liverpool mund të vijë nga Bundesliga. Javët e fundit, Liverpool ka bërë lëvizje për të gjetur një zëvendësues të denjë për holandezin, të cilit i skadon kontrata me “The Reds” më 30 qershor. Siç raportohet nga “Sport Bild”, Nico Schlotterbeck, qendërmbrojtësi i Borussia Dortmund, është zgjedhja numër një nga drejtuesit e Liverpool. Gjithsesi, për skuadrën angleze  nuk do të jetë e lehtë të marrë 25-vjecarin. Çmimi minimal i kërkuar nga Borussia Dortmund për lojtari është 50 milionë euro, duke pasur parasysh se gjermani aktualisht ka një kontratë që skadon në verën e vitit 2027.

sfidanti.al