Liverpool, Slot: Premier League do jetë interesante

Trajneri i Liverpoolit, Arne Slot, analizoi skuadrën, në prag të sezonit të ri. “Mendoj se gjithmonë ka vend për përmirësim në çdo fushë. Siç thashë, sipas mendimit tim, jemi forcuar. Për shembull, Florian Wirtz ka shumë. Humbëm Trent Alexander-Arnold, i cili ishte mjaft i mirë në mbrojtje. Siç thashë, duhet të përparosh në çdo gjë që bën, sepse as kundërshtarët tanë nuk po qëndrojnë në vend; jo vetëm që po përpiqen të përmirësohen, por kanë bërë edhe shumë afrime, siç kemi bërë të gjithë ne. Kjo është arsyeja pse do të jetë një Premier League shumë interesante përsëri vitin e ardhshëm.”

sfidanti.al