Prej disa javësh, Liverpooli duket se ka humbur identitetin e tij. Pavarësisht blerjeve të bëra në verë, 482 milionë euro të shpenzuara për forcimin e skuadrës, ‘Reds’ janë larg pritshmërive, po përpiqen të rifitojnë qëndrueshmërinë e tyre, atë që kishin në sezonin e kaluar.
Pas një fitoreje të pastër në Ligën e Kampionëve kundër Eintracht Frankfurt, skuadra e Slot ra përsëri në Premier League, duke pësuar humbjen e pestë në gjashtë ndeshje, 3-2 në fushën e Brentford.
Në fokusin e kritikave ka përfunduar Virgil van Dijkm fajtor te njëri prej golave të kundërshtarit. Dhe ai që e akuzoi kapitenin holandez dhe Mohamed Salah nuk ishte askush tjetër përveç Ëayne Rooney, legjenda e Manchester United, i cili në podcastin e tij të fundit sulmoi ashpër dy liderët e ‘Reds’.
“Askush nuk e priste një kolaps kaq të shpejtë. Ata janë goditur rëndë dhe nuk po gjejnë dot një rrugëdalje. Ky është momenti që trajneri dhe liderët e skuadrës të reagojnë”, theksoi Rooney. “Van Dijk e Salah kanë rinovuar kontratat e tyre, por nuk po e udhëheqin vërtet ekipin. Gjuha e tyre e trupit flet qartë, është e ndryshme nga viti i kaluar. Dhe nëse dy lojtarët më të mirë tregojnë këtë qëndrim, i gjithë grupi është i prekur. Ndoshta gabohem, por nëse do të isha tifoz i Liverpoolit ose trajner, do të isha shumë i shqetësuar”.
sfidanti.al

