Është vetëm 17 vjeç dhe tashmë është futur në historinë e Bayernit të Mynihut. Asnjë lojtar gjerman nuk ka bërë më mirë se ai në Champions League, madje edhe në Bundesligë po paraqitet shumë mirë. Lennart Karl është fenomeni i ri i Bayernit, i destinuar të lërë gjurmë. Brenda tre ditëve, ai shënoi gol në Ligën e Kampionëve kundër Club Brugge si dhe në kampionat kundër Borussia M’Gladbach. Por Lennart Kart është gjithashtu një nxënës model, i cili ndjek rregullisht në shkollë të gjitha orët e mëngjesit.
sfidanti.al

