Liverpool, Klopp: Nuk mund të shtrëgojmë kohën për rifillimin

Me kalendarin e Premier League që ka mbetur pezull për shkak të emergjencës coronavirus, Jurgen Klopp merr pozicionin  e tij në lidhje me mundësinë e rifillimit të kampionatit anglez të futbollit.

‘Do të shohim, në Gjermani janë të gjithë shumë optimistë se kampionati do të nisë në mes të majit-tha Klopp-të shohim kur do të nisë këtu. E dimë cfarë duam dhe gjëja e parë që dëshirojmë është që të gjithë të jenë të shëndetshëm e të sigurt, nuk mund t’I sforcojmë gjërar dhe nuk do ta bëjmë, pasi nuk jemi në gjendje.Në momentin kur do të mundësohet rifillimi I stërvitjeve, do ta bëjmë. Jemi të gjithë në shtëpi, të gjithë të izoluar, nuk kemi raste apo gjëra të tilla. Nuk jam I sigurt se kur do të jetë e mundur të stërvitemi në grup, duhet të presim qeverinë për këtë’.

Përsa I përket pjesës së mbetur të sezonit në Premier League që liverpooli e dominoi totalisht, Jurgen Klopp preferon të ulë euforinë.

‘Nuk do të ndryshojmë, kjo është gjëja e parë, por nëse do të kemi sukses do të varet edhe nga ajo cfarë do të bëjnë të tjerët-tha Klopp-të gjithë kanë mundësi për të përmirësuar gjërat, kështu që nuk e di se cfarë na rezervon e ardhmja.

Sfidanti.al