Liverpool, Klopp ngre flamurin e bardhë:Vendi i tretë do të jetë rezultat i mirë

Liverpool është në krizë të thellë dhe mbrëmjen e së enjtes ndaj Chelseat regjistroi një tjetër humbje në Anfield dhe tani sheh që vendi i parë është gjithnjë e më larg, Për këtë situatë foli vetë trajneri i Liverpoolit, Jurtgen Klopp që u shfaq i dorëzuar plotësisht

‘Kampoionati në të cilin është më e vështirë të rrish në krye për një kohë të gjatë është ai në Angli, një skuadër që mundet ta bëjë këtë është Manchester City-tha Klopp-ekipet e tjera duhet të luftojnë të gjithë. Të renditesh në vendin e dytë apo të tretë në një vit që nuk është perfekt do të ishte dicka e mirë. Situata jonë, jemi dakord të gjithë, është me të vërtetë e cuditshme  përsa u përket dëmtimeve. Duhet të bënim shumë ndryshime’.

Sfidanti.al