PSG merr lajme te mira nga UEFA persa i perket respektimit te rregullit te Fair Play Financiar. Qeveria e futbollit evropian i ka dhene klubit francez afatin deri ne muajin qershor per te sistemuar bilancin financiar te tij.
Sipas te perditshmes ‘L’Equipe’, Komisioni i Kontrollit Financiar te Klubeve te UEFA i ka cilesuar te rregullta operacionet e blerjeve te Nejmar dhe Mbape nga ana e Paris Sen Zhermen.
Braziliani mberriti ne Parkun e Princave gjate veres se vitit te kaluar per shifren e 222 milione Eurove, ndersa Mbapè eshte marre ne forme huazimi nga Monako me detyrim blerje per 180 milione Euro.
Megjithate, Paris Sen Zhermen, pavaresisht ketij vendimi, ka ende pune per te bere per te qene konform rregullave te UEFA. Gjithnje sipas ‘L’Equipe’, klubi francez duhet te arketoje 70 milione Euro nga shitja e ndonje prej futbollisteve perpara 30 qershorit ne menyre qe bilanci i klubit te jete brenda parametrave te Fair Play Financiar te UEFA.
Sfidanti.al