Reagimi i tij ishte përtej normales. Një trajner futbolli në Francë, i quajtur Paskal Dypraz, është bërë gazi i botës për reagimin ndaj një incidenti fare të vogël që i ndodhi në stadium. Dypraz, trajner i Tuluzës, pati kontakt me një balonë letre, nga ato që lëshojnë fëmijët, por menjëherë sapo ndjeu prekjen, vuri duart në kokë sikur u dëmtua rëndë.
Ndoshta Dypraz ka menduar të bëjë që vendasit të dënohen dhe të humbasin ndeshjen në tavolinë, ose vërtet është trembur shumë në momentin kur i ndodhi kontakti me balonën e letrës. Tuluza e humbi ndeshjen e kampionatit 0-1, me golin e shënuar nga Joan Gurkuf që në sekondën e 42-të të saj. Momenti qesharak me trajnerin ndodhi ndërsa sapo kishte kaluar minuta e 90-të.