Tiago Silva është i bindur: Nejmari s’do  t’ia mbathë nga PSZH

Verën e kaluar, Nejmari erdhi në PSZH, pasi ky klub francez i pagoi Barcelonës 222 milionë euro të pabesueshëm. Por, tani, po shtohen, gjithnjë e më shumë, zërat se ai do që të largohet nga “Parku i Princave”. Fillimisht, u përhapën lajme se ai do të shkojë te Reali i Madridit, por, kohët e fundit, mediume të ndryshëm spanjollë shkruajnë se ky futbollist i shkëlqyer brazilian e ka pranuar se ka bërë gabim që është larguar Barcelona, kështu që do të donte që të kthehej edhe një herë tjetër, në “Kamp Nou”. Sidoqoftë, kapiteni i PSZH-së, Tiago Silva, thotë se Nejmari nuk do të largohet.

“Projekti i PSZH-së është shumë cilësor, por, megjithatë, ai do njëfarë kohe që të realizohet, pra, që të sjellë rezultate dhe kjo është normale. Ne shpresojmë se ai do të qëndrojë me neve, sepse, bashkë me të, ne jemi më të fortë. Madje, unë nuk shpresoj, por jam i sigurt se ai do të qëndrojë te PSZH-ja”, tha Tiago Silva.

Sfidanti.al