Si mund të luhet në Francë kur 94 për qind e lojtarëve thonë “JO”!

Edhe në shtetin e vjetër të Europës, si thuajse kudo, drejtuesit e klubeve, të federatave dhe të ligave duan të provojnë fatin dhe të rifillojnë kampionatet, por kur vjen puna tek futbollistët, realiteti është ndryshe. Një sondazh i Sindikatës së lojtarëve në Francë nxorri se 94 për qind e tyre nuk kanë dëshirë që të kthehen në fushë, për të mos rrezikuar me koronavirusin. Një rezultat i ngjashëm ishte edhe në sondazhin e futbollit të femrave, ku shumicave e vajzave ishin kundër rifillimit.

Pjesa më e madhe duan që të merren masat më të forta të mundshme për të garantuar sigurinë, dhe po ashtu nuk pëlqejnë të luajnë pa tifozë. Mbi 80 për qind, ndërkaq, nuk duan që sezoni të cilësohet i pavlefshëm, por që të përfundojë në bazë të renditjeve të tanishme. Në Francë, drejtuesit po mendojnë për të luajtur pjesën e mbetur të sezonit nga 17 qershori deri në 25 korrik, ndërsa data e fillimit të sezonit të ri duhet të shtyhet me 3 javë. Gjithsesi, këto janë ende vetëm plane.

Sfidanti.al