Ku ka zë, s’është pa gjë, thotë populli, dhe duket se pakënaqësitë vërtet ekzistojnë te kampionia e Francës. Trajneri Tomas Tuhel jepen në telashe nga një gazetë tepër e informuar si “Lë Parizien”, e cila shkruan se shumë nga lojtarët nuk pëlqejnë që gjermani e lë fatin e lojës së ekipit më së shumti në këmbët e dy superyjeve, Nejmar e Mbape. Pasi ky i fundit u dëmtua, Tuheli bëri disa zëvendësime dhe PSG humbi karakteristikat e vetë, dhe loja u cilësua si jo e denjë për një ekip të këtij niveli. Po ashtu, Tuhel bëri vetëm 3 zëvendësime nga 5 të lejueshme. Ka lojtarë që thonë se taktikat e trajnerit nuk janë të mira, se stërvitja e tij nuk është ajo e duhura, se disa lojtarë që pritet të japin shumë si Sarabia, janë përdorur shumë pak. Apo që Mauro Ikardi është hija e vetvetes këta muajt e fundit. Me Tuhelin, PSG ka dalë dy herë radhazi kampion, por synimi mbetet Championsi.
Sfidanti.al