Paris SG më shumë “spanjoll” me Sarabian: Do tentojmë Championsin!

Kur ishte vjet tek Sevilja shkëlqeu pa masë, duke shënuar 23 gola, e duke shërbyer 17 asistë, shifra të denja edhe për Mesin e Ronaldon. Pablo Sarabia e ka bërë më “spanjoll” Paris SG, ndërsa kampionët e Francës e morën në verë, dhe shpreson që t’i ndihmojë për trofeun që ata duan më shumë, Ligën e Kampionëve. “Sensacionet deri tani janë shumë pozitive, – thotë ai, në një intervistë për mediat spanjolle, – ishte me rëndësi të dilnim në vend të parë në grup, dhe kemi qenë shumë mirë edhe në Ligë, edhe në kupë. Ekuilibri deri tani është shumë mirë, ndërsa synojmë objektiva të mëdha”.

Këtë sezon, Sarabia ka shënuar 4 gola e ka dhënë 5 asistë, jo keq, por kuptohet më pak sesa tek Sevilja. “Ndoshta tek PSG-ja sakrifikohem më shumë për ekipin, – pranon Sarabia, – tek ne ka shumë lojtarë të tjerë që mund të shënojnë si Mbape, Nejmar, Ikardi. Unë jam më i pjekur dhe i kuptoj detyrat e mia”. Trajneri Tomas Tuhel e vlerëson shumë Sarabian sepse ai mund të luajë në pozicione të ndryshëm. “Mundohem të përshtatem”, – thekson spanjolli.

Sfidanti.al