Për vete ka luajtur një një ekip që sundoi me vite futbollin francez. Zhan-Pjer Papen ishte sulmues i Olimpikut të Marsejës së drejtuar nga presidenti Bernar Tapi, që mblodhi yje të mëdhenj në fushë e në stol, dhe që fitoi titullin në Francë për shumë vite. Një dominim të tillë po e bën sot në futbollin francez Paris SG, i drejtuar nga sheiku Al Helaifi. Gjithsesi, për Papenin problemi kryesor nuk është “vrasja” e konkurrencës në Ligën e Parë, por pasaporta që mban pronari i klubit. Gjithsesi, mund të ketë një lloj të drejte sepse Al Helaifi përfaqëson familjen mbretërore të Katarit, pra pas PSG-së qendron një shtet.
Sfidanti.al