Nejmar lë mënjanë modestinë: Mbape është një fenomen!

Do të donte ta fitonte Topin e Artë një ditë, dhe besohet se do t’ia dalë, veçse më përpara Kilian Mbape mori një kompliment që ndoshta nuk e priste. Partneri i tij “senior” tek Paris SG, Nejmar, në një moment altruizmi e quajti sulmuesin francez një “fenomen”.

“Për mua, Kiliani është një fenomen, – pohoi braziliani, – shpresoj që të vazhdojë për shumë vite në këtë nivel sepse futbolli ka nevojë për të”. Më pas, “Ney” shtoi se “nuk e kam problem të ndaj lidershipin me Kilianin, pasi është një lider në nivelin e tij teknik, dhe kur hap gojën të flasë gjithkush e dëgjon me kujdes, pavarësisht moshës”.

Mbape shënoi 4 gola në fitoren 5-0 të PSG-së ndaj Lionit, ndërsa fitoi edhe penalltinë që ktheu në gol Nejmari. Ai ka realizuar 10 gola dhe ka dhënë 4 asistë në 7 ndeshjet që ka luajtur këtë sezon, duke qenë një nga më të mirët në Europë.

Sfidanti.al