Me apo pa koronavirus, Mbapeja do të shkojë tek Reali i Madridit!

Rinovim në kryeqytet nuk do të ketë, dhe për sulmuesin nuk vlen shprehja e mbretit të dikurshëm të Francës se “Parisi e vlen një meshë”. Kilian Mbape hyn tek mbretërit modernë, dhe sot një “meshë” e vlejnë Reali ose Barcelona më shumë se çdo gjë tjetër, ndaj edhe sulmuesi 21-vjeçar pritet ta ketë ceremoninë e tij në “Santiago Bernabeu”. Mediat shkruajnë se kampioni i botës paska qenë gati për të firmosur pikërisht për Realin, por shpërthimi i epidemisë së koronavirusit pengoi gjithçka.

Paris SG do të vendosej përpara një fakti të kryer, dhe do të detyrohej të pranonte një ofertë të madhe (ndoshta 200 apo 250 milionë euro), por nuk do të mund të refuzonte pasi kontrata e Mbapesë përfundon në 2022. Verën e ardhshme, çmimi i kartonit do të binte mjaft, dhe me 250 milionë euro, sheikët do të mund ta forconin skuadrën siç duhet, madje do të kishin edhe nga 170 milionë euro nga kartoni i Nejmarit, që duhet të kalojë tek Barcelona.

Sfidanti.al