Mbape do pasuri të tërë nga Reali, merr si përgjigje: “Paç fat tek PSZH!”

Mediumet në Spanjë japin lajmin se futbollisti 18-vjeçar Kilian Mbape i Monakos ka kërkuar nga Reali i Madridit një pagesë të pazakontë prej 12 milionë eurosh për sezon, por “mbretërorët” iu përgjigjen atij menjëherë me një “JO” kategorike. Para disa javësh, “Marka” njoftoi se Reali ishte marrë vesh që Mbape të transferohej tek ata për 180 milionë euro. Por paralajmërime të tilla nuk patën jetë të gjatë dhe, sipas informacioneve më të fundit, ky tinejxher i talentuar francez, tani, ndodhet në rrugë për të PSZH-ja për të njëjtën shumë të përmendur me lart. Disa mediume kanë transmetuar lajmin se PSZH-ja dhe Monakoja i kanë dhënë dorën njëra-tjetrës për transferimin e Mbapes me vlerë prej 180 milionë euro.

“Onda Sero” bën të ditur se ishte Reali ai që e refuzoi Kilian Mbapen, duke qenë se ky futbollist 18-vjeçar kërkoi menjëherë një pagë fantastike prej 12 milionë eurosh për sezon. Por “mbretërorët”, sikurse duket, nuk kanë patur në mend që ta bënin këtë futbollist më të paguarin në “Santiago Bernabe”, kështu që i thanë atij: “Paç fat në PSZH!”

Sfidanti.al