Vendimi disiplinor për skuadrën ish-kampione në Ligën e Parë të Francës u mor. Edhe pse nuk është shumë i rëndë, gjithsesi është një goditje për Olimpikun e Lionit pas ngjarjeve të shëmtuara në duelin kundër Olimpikut të Marsejës. Dmitri Paje u godit me shishe në kokë nga tifozët, me ndeshjen që u ndërpre për arsye sigurie. Tashmë, Lionit i është hequr një pikë nga klasifikimi i kampionatit, ndërsa është urdhëruar që ta riluajë ndeshjen ndaj Marsejës pa tifozë. Njeriu që goditi Pajenë është dënuar me 6 muaj burg, por që do të ekzekutohet nëse do të bëjë një tjetër veprim të tillë, si dhe mund të përjashtohet për 5 vjet nga stadiumi. Lioni e kritikoi gjyqtarin për braktisjen e ndeshjes.
Sfidanti.al