Lioni me vendimin drastik: Tifozët tanë jo në ndeshjet jasht fushe!

Në të vërtetë, nuk është se ua ka parë “hajrin” edhe në stadiumin e tij, por gjithsesi kërkon ta nisë me këtë masë. Klubi i Olimpikut të Lionit nuk do të lejojë tifozët e tij që të udhëtojnë dhe të jenë të pranishëm në ndeshjet jashtë fushe, në kampionat apo në sfidat e kupave, pas asaj që ndodhi në ndeshjen në fushën e Paris FC. Ndeshja u ndërpre dhe u braktis pasi tifozët e Lionit hynë në fushën e lojës, ndërsa pati konflikt mes dy palëve në tribuna. Pak javë më parë, Lionit iu hoq një pikë nga klasifikimi kur lojtari i Marsejës, Dmitri Paje, u godit me bidon plastik uji në ndeshjen shtëpiake për kampionatin francez.

Sfidanti.al