Ylli argjentinas, Leo Messi ka shkëlqyer dje në fitoren e Barcelonë kundër Osasunas 0:3, duke shënuar dy gola.
Goli i tij i dytë ishte i jashtëzakonshëm, por ai bëri edhe diçka tjetër që duhet lavdëruar.
Messi gjatë një aksioni u rrëzua pa e prekur askush dhe menjëherë u ngrit duke i sinjalizuar gjyqtarit kryesor që nuk kishte ndërhyrje.
Diçka e tillë shihet shumë rrallë në futboll, pasi futbollistët në shumicën e rasteve simulojnë për të fituar ndërhyrje dhe një ndër ta është edhe rivali më i madh i Messit, Cristiano Ronaldo.