Pak kohë më parë portali investigativ Mediapart publikoi një artikull për Paris Sën Zhermenin ku vinte në dukje kategorizimin e talenteve të reja që kërkonte në bazë të etnisë së tyre në përpilimin e profileve në vitin 2013. Drejtuesit e Ligës Franceze vendosën të gjobisin skuadrën kampione të vendit me 100 mijë Euro por përjashtoi mundësinë që e gjithë kjo të ketë ndodhur për të bërë diskriminim racial
‘Nga të dhënat që kemi mund të themi se Paris Sën Zhermen nuk i përdori informacionet e marra me synim diskriminimin racial. Kjo nuk mund të provohet-tha komisioneri i disiplinës në Federatën Franceze Sebastien Denë-mund të themi që është më shumë një neglizhence kolektive’
Në artikullin e Mediapart theksohej se talentet e reja që kërkonte Paris Sën Zhermeni kategorizoheshin në fracezë, afrikanoveriorë apo afrikanë, dicka që në Francë konsiderohet jo e ligjshme. Ndërkaq, vetë Paris Sën Zhermeni ka reaguar ndaj kësaj cështjeje. në muajin tetor kampionët e Francës deklaruan se kanë nisur hetimet për këtë cështje për të kuptuar se përse ekzistonin ende këto praktika dhe për të marrë masat e duhura.
sfidanti.al