Dy ditët e fundit janë plot ankth për futbollistin e Kardifit Emiliano Sala avioni me të cilin udhëtonte drejt Uellsit u zhduk nga radarët në La Mansh. Kërkimet për gjetjen e tij dhe futbollistit po vazhdojnë dhe në median britanike u shfaq një rreze shprese se Sala mund te jëtë gjallë. Sipas medias në vendin ishullor, policia po heton në 4 pista përsa i përket futbollistit dhe pilotit. Së pari, mendohet që ata kanë zbarkuar diku tjetër por pa mundur të komunikojnë. Së dyti, futbollisti dhe piloti janë shpoëtuar nga një anije që ishte duke kaluar aty, së treti, Sala dhe piloti i avionit arritën të gjejnë një varkë shpëtimi dhe opsioni i fundit ishte rënia e avionit në det me të dy personat që mbetën aty.
Policia e Gernsi konfirmoi se kërkimet po bëhen nga ajri me avionë e helikopterë dhe se po studiohen edhe imazhet satelitare e ato të telefonëve celularë. Por ndryshe nga sa u deklarua në median britanika, policia deklaroi se nuk ka shpresa që futbollisti të jetë gjallë. Vetë Sala, gjatë udhëtimit të tij dërgoi një mesazh zanor në drejtim të një miku të tij ku shfaqi ankthin dhe frikën e tij për avionin.
Ndërkaq është mësuar edhe identiteti i pilotit të avionit që ishte i markës Piper PA-46 dhe bëhet fjalë për Dejv Ibotson, 60 vjec që jeton në periferi të Lidsit. Mwsohet se Ibotson e ngriti avionin ku ishte Emiliano Sala në tentativën e katërt, pasi dështoi në 3 të parat për shkak të motit të keq.
sfidanti.al