Në Europë tashmë është i famshëm, dhe po kërkohet edhe në “Mekën e Re” të futbollit. Leonardo Zhardim, kampion “i freskët” i Francës dhe gjysmëfinalist i Championsit, mund të marrë rrugën e gjatë për në “Perandorinë e Mesit”, pra për në Kinë. Që nga kryeqyteti Pekin, është kluni i Guamit që i ofron një kontratë që zakonisht njeriu nuk e shikon as në ëndërr, po nuk qe i nivelit të Mesit, Ronaldos, Ljuis Hamiltonit apo Lebron Xhejmsit.
Oferta përmban rrogën 36 milionë euro në vetëm 3 sezone, siç njofton gazeta portugeze, “A Bola”. Kjo medie shton edhe se trajneri portugez i Monakos ka rënë dakord me Pekin Guamin, por pritet se çfarë do të bëjë klubi francez, me të cilin është i lidhur me kontratëë deri në vitin 2019, kontratë që ka edhe një klauzolë shitjeje prej 15 milionë eurosh. Kinezët, shkruan “A Bola” ofrojnë 8 milionë, por janë hedhur poshtë nga Monako. Klubi francez, ndërkaq, i propozon rinovimin Zhardimit me rrogë 4.5 milionë euro në sezon, shumë më pak sesa japin kinezët, por që sërish është trefishi i asaj që merr me akordin aktual.
Sfidanti.al