Saktësisht 21 vjet më parë, mbrojtësit të Francës, Lilian Turam, i lindi një djalë ndërsa ai luante në Parmë, në Serinë A. Në atë kohë, francezi ishte shok skuadre me Xhanluixhi Bufonin, në moshë ende tepër të re. Njëzetenjë vjet kaluan dhe Xhanluixhi Bufon u ndodh përballë në fushë pikërisht më djalin e ish-shokut të tij të ekipit, Markus Turamin, për të cilin e uroi atëherë Lilianin.
Markusi ishte sulmues i Gingompit, kundërshtarit të Paris SG në Ligën e Parë të Francës. Ai dhe Bufoni ishin ballë për ballë, dhe në përfundim të sfidës, të dy u takuan dhe shkëmbyen bluzat. Diçka vërtet e rrallë, që i njëjti lojtar të jetë në fushë me dy breza, babë e bir. Portieri italian ishte shok ekipi me Liliam Turamin, edhe tek Parma, edhe tek Juventusi.
Sfidanti.al