Legjenda turke Hakan Shukur punon në një kafene në Kaliforni!

Legjenda e futbollit turk, “demi i Bosforit”, që pjesën më të madhe të karrierës së tij e ka kaluar të Gallatasaraji, Hakan Shukur, që para afro dy vitesh u dëbua nga Turqia dhe emri i tij u fshi nga historia zyrtare e futbollit turk, për shkak të një konflikti me presidentin turk, Taip Erdogan, punon tani në kafenenë “Tuts”, në qytezën Palo Alto të Kalifornisë. Më 2011, ai ishte anëtar i parlamentit turk nga partia drejtuese e Erdoganit. Por, duke qenë se ai mbështeste lëvizjen e klerikut islamik, Fetullah Gjylen, që u akuzua, më 2016, si organizator i grushtit ushtarak të dështuar të shtetit që synonte të përmbyste Erdoganin, Shukuri u detyrua të largohej nga Turqia.

Shukuri, i ati i të cilit, Sermet, është shqiptar nga Kosova i lindur në Prishtinë, në një intervistë që i dha ditët e fundit gazetës së njohur amerikane, “Nju Jork Tajms”, vuri në dukje:

“Mund të kisha bërë një jetë shumë më të mirë dhe mund të isha bërë edhe ministër, nëse unë ‘do të luaja’ siç do të më thonin të tjerët, por… ja tani shes kafe. Turqia është vendi im dhe unë e dua popullit turk. E di që, një ditë, unë do të kthehem në Turqi, sepse errësira nuk do të mbizotërojë gjithnjë atje. Në Amerikë, Lebron Xhejmsi nuk ka frikë ta kritikoi presidentin, këtu ju mund të bëni çfarë të doni, kurse në Turqi një gjë e tillë është e pamundur”, vuri në dukje Hakan Shukuri (46 vjeç) që, krahas Gallatasarajit, ka luajtur me Sakariasporin, Bursasporin, Torinon, Interin, Parmën dhe Blekburnin, kurse me përfaqësuesen turke ka luajtur në 112 ndeshje.

Sfidanti.al