Legjenda Kasijas për idhullin Bufon: Edhe e kam admiruar, edhe e kam pasur zili!

Iker Kasijas dhe Xhanluixhi Bufon. Nuk besojmë se ka portierë të tjerë që, gjatë dy dekadave të fundit, mund të krahasohen me këta dy gjigantë. Njëri është legjendë e Juventusit, kurse tjetri i Realit dhe të dy ata janë ndër portierët dhe sportistët më të mëdhenj në futbollin evropian dhe botëror. Megjithëse, ai bën tifozllëk për Realin e tij, Kasijasi konsideron se nuk ekziston lojtar tjetër që ta meritojë më shumë Ligën e Kampioneve sesa Bufoni.

“Po të mos kishte përballë Realin, në Kardif, unë do të uroja me gjithë zemër që ai ta fitonte, sivjet, Ligën e Kampioneve. Ai ka fituar gjithçka, por ky trofe i i ka shpëtuar, kështu që ai merr një peshë edhe më të madhe për të. Xhixhi ka treguar se, edhe pse 39 vjeç, ai është më i miri”, deklaroi Kasijasi në intervistën e tij të djeshme në “Gazetën delo Sport”. Bufoni është tre vite më i madh sesa Kasijasi që thotë se Xhixhi ka qenë shembull për të, qysh në fillim të karrierës.

Sfidanti.al