Lamine Yamalit i duhej përkujdesja e një “dadoje” në Euro 2024

Vetëm 17 vjeç, Lamine Yamal tashmë krenohet me një titull kampion evropian me Spanjën. Ai është fytyra e skuadrës aktuale të Barcelonës dhe madje arriti në listën e Topit të Artë, duke u bërë më i riu ndonjëherë që e ka bërë këtë. Por të qenit kaq i ri ka të metat e veta. Ndërsa shokët e tij të skuadrës te La Roja dolën për të shijuar restorantet dhe baret lokale në turneun e mbajtur në Gjermani, anësori duhej të qëndronte në hotel, raporton “Diario OK”. Megjithatë, nuk ishin detyrat e shtëpisë që ta mbanin brenda, por ligjet gjermane i ndalonin të miturit të ndodheshin në vende të tilla pas orarit të punës. Kështu, ndërsa të gjithë të tjerët ishin jashtë, një i rritur i caktuar nga ekspedita spanjolle duhej të luante në rolin e “dados” për Yamalin.

 

sfidanti.al