Lajme të mira për Rusinë, kthehet Allan Xhagojev me “kurriz të ri”

Një nga të papriturat më të mëdha të këtij Botërori, Rusia mikpritëse, në 1/8-tën e finaleve dërgoi në shtëpi ish-kampionen e botës Spanjën, kurse tani ajo do të ndeshet në çerekfinale me Kroacinë që ka arritur deri në këtë fazë me katër fitore.
Por, sidoqoftë, tani erdhën lajme të mira edhe për Rusinë, sepse një nga futbollistët e saj më të mirë, Allan Xhagojev, është gati që të luajë kundër përfaqësueses kroate. Ai dëmtoi kurrizin në ndeshjen e parë me Arabinë Saudite, duke mos luajtur dot në tri ndeshjet pasardhëse të ekipit rus. Por, tani, sikurse thotë edhe Xhagojevi vetë, ai është gati për ndeshjen më të rëndësishme të Rusisë në dhjetëvjeçarin e fundit.
Ndeshja mes Rusisë dhe Kroacisë do të zhvillohet, më 7 korrik, në orën 20:00.
Sfifanti.al