Valverde kërkon ndihmën e Mesit, kapiteni i përgjigjet!

Nuk është e thënë që nuk do të luajë aspak ndaj Betisit. Lionel Mesi është më i rëndësishëm se kurrë për Barcelonën, pas humbjes së ndeshjes së parë të La Ligës në Bilbao, e pas dëmtimit të Luis Suarezit e Usman Dembelesë. Me Kutinjon të larguar, mbetet vetëm Grizman, ndër emrat e mëdhenj të sulmit, ndaj duhet me patjetër Mesi. A do të mundet që kapiteni të jetë gati për fundjavën?

Në klub shpresojnë, pasi argjentinasi u bashkua më në fund në stërvitje me grupin, por i mungon ritmi dhe forma e duhur. Trajneri Ernesto Valverde ka shumë nevojë për Leon, ndonëse ai vetë dhe të tjerët në klub theksojnë se nuk kanë ndër mend të rrezikojnë asgjë, pra nuk do ta aktivizojnë Mesin nëse do ta gjykojnë se nuk do të jetë gati. Prej javësh, numri 10 u stërvit më vete, pas dëmtimit të pësuar.

Sfidanti.al