Tuhel ose Klop? Barcelona po bëhet qesharake në dëshirat për stolin!

Luis Enrike e bëri deklaratën që i solli me këmbë në tokë, ndërsa Luis Suarezi e këshilloi Ksavi Hernandezin që të mos pranojë. Tek Barcelona po e kuptojnë sesa e vështirë është të gjesh trajner të mirë në kushte kaq të këqija, ndërsa kjo pamundësi po bën që të mos merret vendim për shkarkimin e Ronald Kumanit. Lajmet nga Spanja dhe nga Anglia janë që katalanasit kanë dy dëshira tepër të ekzagjeruara për njeriun e stolit dhe që i kanë emrat Jurgen Klop dhe Tomas Tuhel. i pari, trajneri gjerman i Liverpulit që fitoi Championsin në 2019 dhe Premier Ligën në 2020, ndërsa i dyti gjithashtu gjerman, fitues i Championsit në fuqi me Çelsin dhe finalist i vjetshëm me Paris SG. Në këto raste, për presidentin Laporta mund të thuhet që “të ëndërrosh nuk kushton asgjë”.

Sfidanti.al